Atalanta ka barazuar 1-1 me Manchester Cityn në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Citizens ishin të parët që kaluan në epërsi me anë të Raheem Sterling, derisa për italianët shënoi Mario Pasalic (49’).
Por, momenti më befasues i ndeshjes ishte kur Claudio Bravo u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 81-të, derisa Kyle Walker u detyrua të futej në lojë si portier.
Ederson kishte pësua lëndim në pjesën e parë, e kjo bëri që Claudio Bravo u fut në lojë në minutën e 46-të.
Ederson = Injured
Bravo = Red CardIn comes Kyle Walker to 'save' the day. pic.twitter.com/phhbOWbxNC
— FOX Soccer (@FOXSoccer) November 6, 2019
Portieri kostarikan bëri gabim trashanik në fund të ndeshjes, derisa gjyqtari e përjashtoi nga loja.
Riyad Mahrez (88’) e lëshoi vendin për mbrojtësi anglez për t’u futur kështu në portë, derisa bëri disa pritje të rëndësishme për ta marrë në fund skuadra e tij një pikë. /Telegrafi/
https://twitter.com/awww_ghostTears/status/1192201583054000132
https://twitter.com/uttley_ray/status/1192198738397335554