Telegrafi

Momenti kur vrasësit me pagesë të kartelit meksikan futen në spital dhe rrëmbejnë një pacient, i cili më vonë u gjet i vdekur nga policia

Një video e filmuar nga kamerat e sigurisë shfaqin një grup vrasësish me pagesë që futen në një spital në Meksikë, ku shihen se si nxjerrin me dhunë një pacient i cili më vonë është gjetur i vdekur.

Persona të armatosur me armë të gjata dhe maska në kokë, besohet se janë anëtarë të kartelit Santa Rosa de Lima – të cilët futen dhomë për dhomë në spitalin Salvatierra në Guanajuato në jug të Meksikës, transmeton Telegrafi.

Ata fillimisht kishin marrë peng rojën e spitalit të cilin e detyruan t’ju ndihmojë të gjejnë personin që e kërkuan. E sipas mediave lokale, ata kishin vjedhur telefona në spital për të parandaluar telefonatat që do t’i bëheshin policisë.

Megjithatë disa orë më pas policia kanë gjetur pacientin e rrëmbyer të vdekur në Torres Landa, ku në afërsi të trupit të pajetë kishin lënë një mbishkrim vrasësit. Autoritetet e sigurisë nuk kanë treguar përmbajtjen e mbishkrimit, ndërsa kanë pranuar se viktima ishte masakruar pasi gjymtyrët e trupit të tij janë gjetur të shpërndara në rrugë. /Telegrafi/