Site icon Telegrafi

Momenti kur vrasësi pranon gjithçka – madje pyet policinë nëse viktima e tij ka vdekur pas sulmit me thikë

Një vrasës është filmuar duke diskutuar me policinë pasi ai vrau viktimën e tij para se të rrëfente për krimin në ftohtë para kamerave.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Lee Abbott, 35 vjeç, goditi me thikë pronarin e një kafeneje, Christian Thornton, 49 vjeç thjesht sepse babai i tre fëmijëve e ndaloi atë të futej brenda.

Vjedhësi i egër i shkaktoi 11 plagë viktimës së pambrojtur gjatë sulmit të tmerrshëm në 11 gusht të vitit të kaluar në Widnes, Cheshire – Angli.

Pasi vrau Christian, Abbott u largua në shtëpinë e një miku të afërt për të larë rrobat e tij me gjak dhe duke i varur për tu tharë.

Pamjet e kamerave tregojnë se momenti kur policia e armatosur arrestoi vrasësin pasi bastisi shtëpinë e tij.

Në video, Abbot pranon në mënyrë të përsëritur për krimin.

“Unë e sulmova atë në bark. E bëra unë. Është faji im”.

“Unë pranoj gjithçka, nuk do të mohoj gjithçka”.

Pastaj ai pyet me ngulm: “A ka vdekur ai?”.

Kur policia i thotë pse po arrestohet, vrasësi përgjigjet: “Nuk ke nevojë për ndonjë provë, unë e godita me thikë”.

Por pavarësisht se thoshte se ai nuk do të mohonte asgjë, Abbott bëri që familja e viktimës së tij të durojë një proces gjyqësor. /Telegrafi/

Exit mobile version