Ky djalë i vogël aksidentalisht kapi një gjarpër në vend të shkopit.
Ndërsa luante në kopsht me qenin e tij, vogëlushi ngatërroi gjarprin me një shkop, transmeton Telegrafi.
Videoja fillon tepër ëmbël. Një baba po e mëson fëmijën e tij se si të luajë me qenin e tyre shumë energjik. Babi e inkurajon djalin të hedhë një shkop drejt qenit, kështu që qeni, t’ja kthejë atij shkopin pastaj. Fëmijës i pëlqen ideja. Ai hedh një shkop drejt qenit dhe pastaj ai kërkon diçka tjetër për t’i hedhur qenit përsëri, por kësaj radhe zgjedh një gjarpër të madh, të zi.
I bet he thought it was stick to throw for the dog. 😳🐍🐕#viralhog #unexpected #snakes pic.twitter.com/uXLjzPItm2
— ViralHog (@ViralHog) June 29, 2020
Është e paqartë nëse fëmija mendonte se gjarpri ishte shkop, apo thjesht diçka interesante që ta kapte. Ajo që bie në sy në video është se fëmija zgjedh gjarprin i pa shqetësuar fare, dhe e mban atë rastësisht për disa momente përpara se të vendosë ta hedhë në tokë. Qeni madje është i hutuar nga përzgjedhja unike.
Ajo që është potencialisht më mbresëlënëse për videon, është që biberoni i vogëlushit mbeti në gojën e tij tërë kohën. Fëmija ishte plotësisht i qetë.
Videoja është ndarë jashtëzakonisht shumë në internet. /Telegrafi/