Në një lokal në Prishtinë ka ndodhur një vjedhje e një çante. Gjithë momentin e kanë xhiruar kamerat e sigurisë së lokalit.
Në xhirimin e siguruar prej Telegrafit shihet se si një femër e ulur në një tavolinë i vjedh çanten një gruaje të ulur në një tavolinë afër saj.
Pala e dëmtuar ka lajmëruar rastin në Policinë e Kosovës, të cilët janë në kërkim e sipër të hajdutes.
Theksojmë se po e njëjta femër javë më parë ka kryer edhe një vjedhje pothuajse në të njëjtën mënyrë. /Telegrafi/