Telegrafi

Momenti kur vetura godet dy çiklistë, pasi njëri prej tyre ia kishte treguar gishtin e mesëm (Foto/Video, +16)

Një femër që po ngiste veturën është kapur nga kamerat e sigurisë duke shkelur me veturë dy çiklistë, që me sa duket këtë e ka bërë me qëllim, pasi njëri prej çiklistëve ia kishte treguar gishtin e mesëm.

Pamjet e filmuar në qytetin Irkutsk të Rusisë, shfaq momentin kur një veturë e bardhë e tipit Hyundai lëviz me shpejtësi të madhe, duke përplasur njërin nga çiklistët i cili nga fuqia e përplasjes përfundon mbi çiklistin tjetër, transmeton Telegrafi.

Në video mund të shihet se si çiklisti i parë i afrohet veturës, derisa shoferja e veturës e identifikuar si Olga Khartoniuk fillon të bërtas në drejtim të tij. /Telegrafi/