Telegrafi

Momenti kur vetura futet me shpejtësi në drejtim të këmbësorëve, afër një xhamie në Londër (Video)

Ky është momenti tronditës kur një veturë u fut në një zonë këmbësorësh, jashtë një xhamie – me pasagjerët që bërtisnin “myslimanë të pistë”, përpara se të largohej nga aty.

Siç edhe është raportuar më herët, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje nga e cila tre persona pësuan lëndime, herët në mëngjesin e së mërkurës, kur një shofer me veturë u fut një zonë këmbësorësh, jashtë xhamisë Al-Majlis Al-Hussaini në Cricklewood, Londër.

Tre persona – duke përfshirë dy burra në rreth të 20-tat dhe një burrë në 50 vjeç – u dërguan në spital, por lëndimet e tyre nuk u konsideruan kërcënuese për jetën.

Mediat kanë bërë të ditur se policia është duke hetuar atë që shkaktoi përplasjen rreth orës 12:30, por zyrtarët nuk po e trajtojnë incidentin si të lidhur me terrorin. /Telegrafi/