Telegrafi

Momenti kur ushtarët plagosin një të moshuar dhe një grua (Video, +18)

Sot janë publikuar shumë video rreth grusht shtetit në Turqi të organizuar prej ushtrisë kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Dy prej tyre kanë të bëjnë mbi urën e Bosforit në Stamboll, ku fillimisht ushtria e bllokoi këtë pjesë të rrugës.

Më pas, ushtarët puçistë shtien në drejtim të popullatës të cilët ishin përkrahës të Qeverisë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Erdogan fillon të qajë teksa i jep lamtumirën e fundit dhëndrit shqiptar (Video)

Në videot e mëposhtme shihet teksa plagosen me armë zjarri një i moshuar dhe një grua, të cilëve u jepet ndihma e parë prej popullatës civile.

Situata vazhdon të jetë e tensionuar në Turqi, pas tentimit për grushtet të së premtes, ku mbet së paku 265 persona të vrarë, 2000 të lënduar dhe afro 6000 mijë të arrestuar më vonë. /Telegrafi/