Një video interesante e postuar së fundmi në rrjetet sociale, shfaq momentin kur një urë gjigante hidhet në erë brenda pak sekondave, me qëllim që të ndërtohet një autostradë e re.
Ura e gjatë plot 300 metra shkatërrohet plotësisht nga 240 kilogramë eksploziv, të montuar në urën e qytetit Ganxian në provincën Jiangxi në Kinë, transmeton Telegrafi.
Është interesant fakti se si ura gjigantë shembet brenda pak sekondave nga shpërthimi i kontrolluar nga inxhinierët e ndërtimtarisë, të cilët paraprakisht kishin evakuuar zonën për shkaqe sigurie. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=NiJ_IcpBZBI