Ndeshja mes Flamurtarit dhe Vëllaznimit është ndërprerë në kohën shtesë kur rezultati ishte 1-1.
Portieri i Vëllaznimit, Altik Muhaxhiri, kishte lëshuar portën dhe arriti ta gjejë golin.
Tashmë pamjet sqarohet në një video të publikuar nga Tribuna Channel.
Kur lojtarët e Vëllaznimit ishin duke festuar, një tifoz fillimisht futet në fushë dhe godet lojtarin e Vëllaznimti, Semir Zenelin.
Pastaj krijohet tollovi e madhe, ku tifozët përleshen edhe me Policinë.
U desh disa minuta që të qetësohet situata dhe lojtarët e Vëllaznimit të nisen drejt për në shtëpi.
Ndeshja nga fillimi ishte e acaruar, pasi sezonin shkuar kur skuadrat ishin në Ligën e Parë, ndeshja ishte ndërprerë.
Në atë kohë tifozët vendas kishin sulmuar disa lojtarë të Flamurtarit. /Telegrafi/