Site icon Telegrafi

Momenti kur Doncic u përjashtua në ndeshjen më të rëndësishme për Slloveninë

Luka Doncic u përjashtua nga loja më shumë se pesë minuta para përfundimit të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës në të cilën Sllovenia e tij luajti kundër Kanadasë.

Superylli slloven gjatë gjithë ndeshjes ka biseduar me gjyqtarët dhe ka kërkuar mbrojtjen e tyre në lojë dhe pasi ka marrë faullin e parë teknik në çerekun e dytë, në fund ka marrë edhe të dytin dhe është përjashtuar.

Në ndeshjen më të rëndësishme të turneut për skuadrën e tij, lojtari më i mirë i Sllovenisë, në tentativë për të hyrë për herë të parë në luftën për titullin e botës, përfundoi provën e tij para kohe.

Ai luajti më pak se gjysmë ore duke shënuar 26 pikë dhe duke shtuar katër kërcime dhe pesë asistime. Ai gjithashtu kishte tre topa të humbur dhe dy të fituar.

Ai ishte i shkëlqyer për tre pikë (4/6) dhe i sigurt nga gjuajtja e lirë (6/7), por kishte probleme shumë me dy pikë ku qëlloi caku 4 herë nga 14 përpjekjet.

Lexo po ashtu Doncic lë në baltë Slloveninë – Kanadaja plotëson gjysmëfinalistët

Kanadaja fitoi ndeshjen 100:89 dhe kaloi në gjysmëfinale. /Telegrafi/

Exit mobile version