Presidenti Donald Trump i dha Hope Hicks një përqafim pas takimit të hënën në mëngjes, përqafim ky i cili u diskutua shumë në media.
71-vjeçari i dha një përqafim të parë pasi e shtrëngoi, gjersa në tentim përqafimi për herë të dytë, ai ‘dështoi’ keq.
Kjo, pasi 29-vjeçarja Hicks ishte shumë e shpejt, dhe nuk i ofroi përqafim presidentit kur ai tentoi ta bëjë këtë për herë të dytë gjatë përshëndetjes.
Modelja ishte ende duke mbajtur dorën e ish-shefit të saj kur ktheu krahët për tu larguar.
Ndërkohë, Trump me një buzëqeshje të lehtë u largua, pasi kishte kaluar një situatë mjaft të sikletshme pranë modeles së njohur, njëherësh ish-këshilltares së tij.
Hicks nisi hapat e saj të parë në rrugëtimin e marrëdhënieve me publikun vite më parë dhe punoi me vajzën e Trump, Ivanka në linjën e saj të modës.
Ivanka përfundimisht e punësoi atë për t’u bashkuar me kompaninë me orar të plotë.
Ndërsa po punonte për Ivankan, Trump e ftoi Hicks në janarë të vitit 2015 në zyrën e tij, dhe i tha asaj se po i bashkohej fushatës së tij presidenciale.
Hicks u bë një nga ndihmëset më të afërta të Trump, duke e shoqëruar atë gjatë fushatës së tij presidenciale në vitin 2016, përpara se të shkonte në një zyrë në Shtëpinë e Bardhë pas inaugurimit të tij. /Telegrafi/