Site icon Telegrafi

Momenti kur treni godet veturën që kalon në të kuqen në Kinë (Video)

Policia kineze është duke kërkuar shoferin e një veture e cila përplaset nga treni derisa po kalonte binarët.

Vetura e auto-shkollës është filmuar nga kamerat e sigurisë duke kaluar në të kuqen, dhe përplaset nga treni që lëvizte me shpejtësi të madhe në qytetin kinez Xiangtan, transmeton Telegrafi.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia lokale ka njoftuar se janë duke hetuar rastin.

Në video shihet se si shoferi i trenit mundohet të frenoj kur e kupton që vetura po kalonte binarët, dhe nga pamundësia që të ndalet me kohë godet veturën të cilën e hedh disa metra larg.

Por, me të dalur në vendin e ngjarjes, policia nuk ka arritur ta gjej shoferin e veturës i cili me sa duket ka ikur pa gjurmë, nga frika se mund të arrestohet për mosrespektim të rregullave të trafikut. /Telegrafi/

Exit mobile version