Site icon Telegrafi

Momenti kur tre police nuk mund ta arrestojnë emigrantin, i cili ua shkatërron veturën dhe i rrah keq (Video, +16)

Një video e filmuar në Suedi shfaq momentin kur një emigrant i dhunshëm sulmon tri police të paarmatosura.

Edhe përkundër faktit që ishin tre police në ndihmë për ta arrestuar emigrantin e dhunshëm u del edhe një burrë, por prapë se prapë nuk arrijnë ta “neutralizojnë”, transmeton Telegrafi.

Ai fillimisht gjuan një mjet të fortë në xhamin e veturës së policisë, por kur një burrë e sulmon nga pas dhe e rrëzon në tokë, dukej se policet e kishin të lehtë ta arrestojnë.

Megjithatë, emigranti arrin t’iu ikë nga duart, dhe iu “dhuron” disa grushta. Ky veprim i tij i detyroi policet të tërhiqen derisa ai vazhdonte t’ua shkatërronte veturën.

Ende nuk dihet nëse emigranti i nervozuar është arrestuar nga policia. /Telegrafi/

Exit mobile version