Telegrafi

Momenti kur tre persona ishin bllokuar në një ashensor në SHBA, ndërsa niveli i ujit të përmbytjeve vazhdonte të rritej

Një burrë nga Nebraska dhe dy të tjerë gati u mbytën të shtunën në mbrëmje, ndërsa ujërat e përmbytjes gati mbushën ashensorin e ndërtesës së tij në qendër të qytetit Omaha.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Tony Luu dhe miqtë e tij hipën në ashensor rreth orës 10 të mbrëmjes për të vëzhguar dëmet e shkaktuara nga breshri i vazhdueshëm dhe përmbytjet, tha ai – vetëm për ta gjetur veten të mbërthyer në të në katin përdhes ndërsa uji vërshonte nga holli.

“Sapo më arriti deri te barku, ne menduam: OK, kjo është e vërtetë”, ka rrëfyer Luu për ABC News.

“Ishte si diçka si në një film”.

Ndërkohë kur gati ishin përmbytur, shoku i Luu – koka e të cilit është mezi mbi vijën e ujit – duket se është në telefon me shërbimet e urgjencës, duke u thënë që të nxitojnë.

Për fat të mirë të tyre, ata arritën ta hapnin derën para se të arrinin aty shërbimet e para të emergjencës dhe të iknin së bashku me sasinë e shumtë të ujit. /Telegrafi/