Telegrafi

Momenti kur tifozët e Arsenalit mblidhen rreth autobusit të skuadrës dhe fyejnë lojtarët (Video)

Arsenali humbi nga Crystal Palace me rezultat 3-0 në Ligën Premier.

Kjo humbje nervozoi tifozët e Topçinjve pasi mundësitë që klubi londinez mos të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve janë të mëdha.

Pas ndeshjes jashtë stadiumit Selhurst Park tifozët e Arsenalit ndalën autobusin e skuadrës dhe fyen lojtarët.

Tifozët po ashtu dëshirojnë që trajneri Arsene Wenger të largohet sa më shpejtë nga skuadra.

Aktualisht Arsenali renditet në vendin e gjashtë me 54 pikë, shtatë pikë më pak se Manchester City në vendin e katër. /Telegrafi/

https://twitter.com/90thMin/status/851557306399674368