Kamerat e sigurisë të instaluara brenda një lokali, kanë filmuar momentin kur tërmeti i fuqishëm që goditi Indonezinë dy javë më parë i bëri qytetarët që ishin brenda të përplasen nëpër tokë nga dridhjet e mëdha.
Videoja e filmuar në pjesën jugore të Palu në ishullin Sulawesi, shfaq momentin kur mobilet por edhe qytetarët që po bënin “shoping” i përplas për tokë, transmeton Telegrafi.
Pamjet janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të 28 shtatorit, ku nga dridhjet e mëdha edhe energjia elektrike ndërpritet brenda lokalit.
Tërmeti prej 7.5 magnitudë kishte shkaktuar një numër të madh të viktimave, derisa autoritet indoneziane kanë konfirmuar se bëhet fjalë për mbi dymijë të vdekur. /Telegrafi/