Një burrë ka arritur të fitojë betejën ligjore kundër policëve, të cilët ishin shkaktar që ai mbeti pa tre gishta të dorës.
Jamie Clars 28-vjeç, ka humbur tre gishta kur dora i ngeci në derën e qelisë të cilën policët e përplasen me gjithë forcë, pasi dyshonin se kishte sulmuar një koleg të tyre.
Por piktori tani është liruar nga këto akuza, dhe ka fituar edhe betejën ligjore kundër policëve të cilët ia këputën tre gishtat kur e mbyllën derën e qelisë me forcë.
Ai i ka dorëzuar prokurorisë videon e kamerave të sigurisë brenda burgut, që shërbyen si dëshmi për trajtimin çnjerëzor që i është bërë sa ishte brenda qelisë.
Kjo ngjarje e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Wales. /Telegrafi/