Në Miami të Shteteve të Bashkuara, stuhia dhe erërat e forta, kanë bërë që karriget dhe tavolinat që ndodheshin në ballkonet e banesave të bien në tokë.
Në videon e xhiruar shihen disa ulëse duke rënë në asfalt, derisa një divan bie shumë afër një veture, transmeton Telegrafi.
Pasi ka ndaluar stuhia, janë gjetur shumë karrige dhe tavolina nëpër bulevardin Biscayne, së bashku me orendi tjera si mbajtëse për tharjen e rrobave dhe saksi lulesh.
Autoritetet meteorologjike, kanë njoftuar se moti keq dhe era e rreptë, do të vazhdojë për disa ditë me radhë.
Nga frika se mund të ju bien gjësendet, banorët i kanë larguar ato nga ballkonet.