Ky është momenti i tmerrshëm i një tanku ushtarak i cili shkelë mbi makina dhe mbi protestuesit në një urë të Stambollit duke lënë të vrarë ata gjatë grushtit ushtarak të dështuar në Turqi.
Në pamjet e publikuar sot nga zyra e presidentit Tajip Erdogan, mund të shihet se si tanku me një shpejtësi të madhe lëvizë përgjatë urës së Fatih Sultan Mehmet, e cila kalon përgjatë Bosforit në Stamboll, transmeton lajmi.net.
Teksa tenton të largohet nga aty përballet me këmbësorë dhe makina, ajo vazhdon të lëvizë asisoj përgjatë rrugës.