Telegrafi

Momenti kur tankeri përplaset me një anije tjetër në portin e Tajvanit (Video)

Ky është momenti kur një tanker gjigant humb kontrollin dhe përplaset në pjesën anësore me një anije tjetër.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur tankeri përplaset me një anije tjetër në portin Kaohsiung në Tajvan, transmeton Telegrafi.

Raportohet se disa momente më herët, tankeri ishte përplasur gjithashtu me një anije tjetër transportuese nga Japonia. Ndërkaq përplasja në Tajvan është filmuar më 3 nëntor.

Nuk raportohet për të lënduar përveç disa dëmeve materiale të shkaktuar nga përplasja. Përplasjen e anijeve e ka konfirmuar edhe korporata CPC  që ka në pronësi tankerin Der Yun. /Telegrafi/