Telegrafi

Momenti kur tankeri me naftë hidhet në erë nga Houthi në Detin e Kuq, goditet me dron detarë

Një video amatore shfaq momentin e shpërthimi të një anije tanker në Detin e Kuq, e cila u sulmua nga rebelët e Houthi.

Chios Lion, anija që lundronte me flamurin e Liberisë, po lëvizte në afërsi  të portit kur ndodhi sulmi mbi të, shkruan Reuters.

Një grup i Houthi nga Jemeni kishin shënjestruar anijen në Detin e Kuq, duke pretenduar se ishte një kundërpërgjigje ndaj luftës Izrael-Hamas që po zhvillohet në Gaza, transmeton Telegrafi.

Thuhet se sulmi u krye me një dron detarë – i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme, ndërsa përgjegjësinë edhe për një sulm tjetër mbi një anije e mori Houthi që e goditën në afërsi të Hodeidah.

Në video dhe xhirim të ngadalësuar shihet droni detarë duke iu afruar tankerit dhe shpërthimit që ndodhë.

E duke marrë parasysh që anija po transportonte naftë, një zjarr i madh shpërthen dhe kaplon tërë anijen gjigante. /Telegrafi/