Njësia elitare e policisë amerikane e njohur si SWAT, ka publikuar një video në të cilin shfaqet momenti kur ata shpëtojnë një vajzë të vogël, dhe qëllojnë për vdekje babanë e saj që po e mbante peng.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Las Vegas, ndërsa policia kishte intervenuar me shpejtësi me të pranuar telefonatën, ku agresori kishte vrarë partneren e tij dhe ishte ngujuar në shtëpi duke mbajtur afër vetes edhe bijën trevjeçare të cilën e kërcënonte me vdekje, transmeton Telegrafi.
Në pamjet e publikuara që janë filmuar nga kamerat e pjesëtarëve të SWAT-it që i kanë të vendosura në helmetë, shihet momenti kur ata futen në shtëpi shpëtojnë vajzën dhe qëllojnë babanë e saj.
Ata menjëherë e nxorën jashtë vogëlushen e pafajshme për t’u siguruar se gjithçka është në rregull me të, duke e pyetur vazhdimisht nëse babai e kishte lënduar. /Telegrafi/