Site icon Telegrafi

Momenti kur sulmuesi shkel me kamion këmbësorët në Stokholm (Video)

Momenti kur sulmuesi në Stokholm fillon të shkelë me kamion këmbësorët është filmuar nga kamerat amatore, ku dëgjohen qytetarët e tmerruar duke bërtitur “jo”.

Skena kaotike në kryeqytetin e Suedisë është publikuar në internet, ku pranë një qendre tregtare qytetarët u shkelën me kamion pa pikë mëshire, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Policia publikon fotografinë e të dyshuarit kryesor për sulmin në Stokholm (Foto)

Videoja e shkurtër shfaq momentin kur qindra qytetarë vrapojnë për ta shpëtuar kokën, derisa kamioni përplaset në ndërtesë duke u krijuar një re tymi.

Derisa shoferi i kamionit kthehet në anën e djathtë drejt turmës dhe dyerve të qendrës tregtare, një qytetar dëgjohet duke bërtitur “jo” i tmerruar nga ajo çfarë shihte. /Telegrafi/

Exit mobile version