Telegrafi

Momenti kur sulmohet Jamie Foxx (Video)

Jamie Foxx raportohet se u sulmua në një restorant të Hollywoodit.

Aktori ishte me miqtë në Catch, kur dikush iu afrua tryezës së tyre duke i thënë aktorit se po fliste me zë të lartë.

Sipas TMZ, personi u bë agresiv dhe filloi ta sulmoi aktorin amerikan, transmeton Telegrafi.

Madje, raportohet se personi në fjalë goditi Jamie Foxxin, i cili u detyrua të largohej nga vendi ku ishte ulur.

Ndryshe, 49-vjeçari ishte në Los Angeles për xhirimet e filmit të ri, i cili besohet se këtë vit do të shfaqet në ekranet e kinemave botërore. /Telegrafi/