Site icon Telegrafi

Momenti kur “streameri” kupton se e ka humbur bastin prej 500 mijë paundësh pasi Trump fiton zgjedhjet në SHBA

Zgjedhjet e djeshme në SHBA panë disa fitues dhe humbës të mëdhenj kur ishte fjala për bastet.

Momenti kur një transmetues humbi mbi 500 mijë paund pasi kishte vënë bast për Kamala Harris për të fituar zgjedhjet në SHBA u kap në kamera.

Pas muajsh fushate, zgjedhjet presidenciale në SHBA më në fund përfunduan, me Donald Trump që mposhti zëvendëspresidenten Harris në garën për në Shtëpinë e Bardhë.

Nata ka parë fitues dhe humbës të mëdhenj në disa fronte, me njerëz që vendosin shuma të mëdha parash bast për presidentin e vendit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një nga humbësit më të mëdhenj ishte transmetuesi kanadez xQc, i cili vendosi të hidhte 700 mijë dollarë në Bitcoin (544 mijë paund) pas ofertës zgjedhore të Harris – e cila, siç mund ta shihni, përfundoi shumë keq.

Jo vetëm që basti i Lengyel dështoi tmerrësisht, ai gjithashtu u bë viral për shkak të faktit se ai po transmetonte drejtpërdrejt teksa dolën rezultatet – të cilat panë që Trump të fitonte në të ashtuquajturat shtete të fushëbetejës.

Në klip Lengyel mund të shihet duke kontrolluar rezultatet, përpara se të kalojë furishëm në faqen e basteve. /Telegrafi/

Exit mobile version