Ky nuk është vendi ideal ku duhet të masim forcën e kacavjerrës.
Një kafshë në rajonin Antioquia të Kolumbisë e gjeti veten në një vend rreziku teksa u ngjitë në një shtyllë të energjisë elektrike dhe vendosi të kacavirrej te përçuesit elektrik.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, banorët e shqetësuar në qytetin rural të Taraza iu bënë thirrje punonjësve të shërbimit publik kolumbian, “Empresas Pulicas de Medellin” që të vinin dhe ta shpëtonin përtacin nga goditjet e mundshme elektrike.
Pas një shpëtimi të gjatë prej 20 minutash, kafsha u largua nga telat në mënyrë të sigurte dhe u lëshua përsëri në natyrë. /Telegrafi/