Site icon Telegrafi

Momenti kur shpëtohet foshnja e porsalindur, që ishte braktisur e varrosur për së gjalli në një gropë septike (Video, +16)

Një foshnje e porsalindur është shpëtuar, pasi ishte braktisur dhe varrosur për së gjalli në gropën septike në West Java të Indonezisë.

Banorët e asaj zone kishte dëgjuar foshnjën duke qarë nën disa copëza të drurit, gurë dhe gjethe që e kishin mbuluar gropën septike, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar më poshtë, shfaq momentin kur një grup njerëzish largojnë gurët, copëzat e drurit e gjësendet tjera për ta shpëtuar beben e vogël.

Ajo menjëherë është dërguar në spital për tretman pasi u gjet në fshatin Gantar në regjionin Indramayu, dhe besohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Dëgjuam dikë duke qarë dhe menjëherë tek vrapuam tek një shtëpi që ishte afër por nuk kishte asgjë aty, por pasi kontrolluam mirë zonën e kuptuam se një foshnje ishte varrosur për së gjalli në një gropë septike”, ka deklaruar një banor i këtij fshati. /Telegrafi/

Exit mobile version