Telegrafi

Momenti kur shpëtohen tre anëtarët e ekuipazhit të anijes së fundosur

Kroacia është duke përcjell me vëmendje operacionin e kërkim shpëtimit të kapitenit të anijes Dino Mishkiq dhe gjashtë anëtarëve të ekuipazhit, kurse në rrjetet sociale është shfaqur një video e shpëtimit të disa anëtarëve të ekuipazhit të anijes “Burdo Roud”.

Bëhet fjalë për treshen Igor Morozov nga Rusia dhe dy ukrainasit Dmirtro Marchenko dhe Jevgenni Nikolov – të cilët aktualisht janë të mbijetuarit e vetëm të anijes që u fundos më 26 shtator, transmeton Telegrafi.

Tashmë është konfirmuar vdekja e katër tjerëve, kurse për shtatë ka filluar operacioni i kërkim shpëtimit, ku në mesin e tyre është edhe një shtetas kroat, kapiteni Dino Mishkiq.

Në video shihet se si tre anëtarët e ekuipazhit shpëtohen, ku njëri prej tyre mezi arrinte të ngjitej në anijen që u doli në ndihmë. Tërë këtë moment e ka filmuar një shtetas i Filipineve. /Telegrafi/