Site icon Telegrafi

Momenti kur shoferi anglez shkakton përplasjen e tri veturave, përplaset me njërën – teksa tjetra rrokulliset

Ky është momenti tronditës kur një shofer shkaktoi përplasje me tri vetura duke u përplasur me një tjetër veturë.

Pamjet që janë bërë virale shfaqin një veturë të bardhë që pret të kthehet djathtas në një kryqëzim përpara se një veturë tjetër të vije me shpejtësi përgjatë rrugës dhe të përplaset në pjesën e pasme të saj – duke bërë që vetura e ndalur të shkonte përpara.

Kjo më pas detyron një furgon gri të largohet nga rruga, duke humbur kontrollin përpara se të rrokulliset, raporton DailyMail, transmeton Telegrafi.

@legacyautomotive23Old dash cam film i found while scrolling f439a14edb4d36a9928f0da4c697b750ae797cf8685444a2ff38e9826e8cb976♬ original sound – legacy-tech

Incidenti ndodhi në dalje të fshatit Doddington në periferi të Lincoln.

Leslia Ryan e incizoi momentin tronditës në kamerën e xhamit të përparmë, përpara se të dilte nga vetura që t’i ndihmonte shoferët dhe t’i largonte mbeturinat që kishin mbetur në rrugë. /Telegrafi/

Exit mobile version