Shoferi i një veture që po lëvizte me shpejtësi të madhe nëpër një autostradë, i ka shpëtuar më të keqes kur një pllakë e drurit fluturoi në xhamin e përparmë të veturës të cilën ia shkatërroi.
Graeme Winning, 48-vjeç, ishte nisur për në punë kur një pllakë e drurit u shkëput nga kulmi i një veture që po lëvizte nw kahjen e kundërt dhe e goditi në xhamin e përparmë, transmeton Telegrafi.
Ngjarja ka ndodhur në pjesën jugperëndimore të Salisbury të Anglisë, ndërkaq për fat të mirë Winning i ka shpëtuar më të keqes – për faktin se ka mundur pllaka të depërton brenda dhe ta godas.
Por, është interesant se si e gjithë ngjarja është filmuar nga kamera të cilën e kishte të vendosur brenda veturës Graeme, i cili sikur ta dinte se do t’i ndodh diçka e keqe e kishte ndezur për ta filmuar rrugëtimin e tij. /Telegrafi/