Site icon Telegrafi

Momenti kur shkel qëllimisht me furgon rosën, e cila shpëton mrekullisht (Video, +18)

Në Yorkshire të Anglisë, një rosë po priste të kalonte rrugën kur është shtypur nga një furgon i bardhë.

Makina ka shkuar qëllimisht mbi shpendin ngjyrë gri, ndërsa kishte mjaftë hapësirë ku mund të kalonte, transmeton Telegrafi.

Një studente e universitetit të York, ka qenë duke e xhiruar rosën e qetë e cila i ka mbijetuar aksidentit.

Këto pamje, ajo iu ka dorëzuar autoriteteve policore të cilët janë vënë në kërkim të shoferit të furgonit.

Madje, xhirimi të cilin mund ta shihni më poshtë, është shpërndarë nga policia në përpjekje për të mbledhur informata rreth drejtuesit të mjetit.

“Shoferi budalla, që i nxori vetit telashe pa nevojë”, është një nga komentet lidhur me rastin. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=P8yrgUYt0sg

 

Exit mobile version