Telegrafi

Momenti kur shembet shtylla elektrike në një autostradë në Tajlandë, dhe bie mbi veturën e familjes tre anëtarëshe (Video)

Një familje nga Tajlanda që po udhëtonte me veturë ka pësuar lëndime trupore, kur një shtyllë elektrike e punuar nga betoni shembet dhe përfundon mbi veturën ku ishin ata.

Natchawan Sangmuan, 41-vjeçe së bashku me bashkëshortin Sittikorn Gnamwan, 40-vjeç, dhe djalin i tyre Parattakorn, 8-vjeç, ishin duke udhëtuar me veturë në një autostradë në Nakhon Ratchasima të Tajlandës, kur befasisht një shtyllë gjigante elektrike u shemb dhe ra mbi ata, transmeton Telegrafi.

Në fakt ishte një kamion mikser që kishte tërhequr zvarrë telat e rrymës, dhe kishte bërë që shtylla elektrike të shembet dhe të bie mbi veturën e familjes tre anëtarëshe.

Por, është interesant se ky moment ishte filmuar nga kamera e instaluar brenda veturës, dhe shfaq momentin kur shtylla bie mbi veturë dhe pamjet ndërpriten.

Si pasojë e kësaj përplasje, pjesëtarët e familjes janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim.

Ndërkaq kompania ndërtimore i ka ofruar kësaj familje dëmshpërblim në vlerë prej 1400 euro, por ata e kanë refuzuar kategorikisht, duke thënë se ato para nuk i mbulojnë shpenzimet e dëmit të veturës e lëre me për ato të mjekimit. /Telegrafi/