Kamerat e sigurisë të instaluara në shtyllat elektrike të qytetit kanë filmuar momentin kur rruga 50 metërshe në një qytet në Kinë, shembet sikur të ishte copë akulli.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin Guang në provincën Sichuan, kurse nuk raportohet për të lënduar apo të vdekur, transmeton Telegrafi.
Shembja e rrugës ka ndodhur në afërsi të parkut nëntokësor në kompleksin banesor.
Skenat janë shumë të frikshme për faktin se rruga ndahet në dysh sikur të ishte copë akulli, dhe shtyllat elektrike e objektet tjera përreth bien në gropë.
Si pasojë e shembjes së asfaltit, rreth 50 banorë të kësaj zone janë evakuuar nga autoritet përkatëse. /Telegrafi/