Nëntë persona humbën jetën në rrënojat e një ndërtesës pesëkatëshe që u shemb në ishullin rus Sakhalin, që ndodhi si pasojë e rrjedhjes së gazit dhe shpërthimit të fuqishëm.
Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar persona të tjerë që cilësohen si të zhdukur, dhe dyshohet se kanë ngecur nën rrënojat e bllokut të ndërtesës kolektive, transmeton Telegrafi.
Mediat ruse citojnë zyrtarët e agjencive emergjente të kenë thënë, se afro 20 litra gaz që gjendeshin brenda një bombole në kuzhinën e një apartamenti kanë rrjedhur, dhe ka pasur shpërthim të fuqishëm.
Autoritetet ruse kanë njoftuar se kanë filluar hetimet për të gjetur shkakun që çoi te ky shpërthim i fuqishëm.
Po sipas hetimeve preliminare, duket se bëhet fjalë për shpërthimin e bombolës së gazit, e cila më pas kishte përfshirë edhe disa tjerë që po ruheshin në një apartament.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ndërtesa pesëkatëshe shembet pjesërisht, si rezultat i shpërthimit të fuqishëm që ia mori jetën nëntë personave. /Telegrafi/
A video of the house collapse on #Sakhalin appeared.
📰Baza pic.twitter.com/bahirr7uYM
— NEXTA (@nexta_tv) November 20, 2022