Telegrafi

Momenti kur Saul turpëron Casemiron me një driblim mes këmbëve

Saul Niguez ka bërë një driblim fantastik ndaj kundërshtarit të tij të sotëm (e shtunë), Casemiro.

Real Madridi dhe Atletico Madridi e kanë mbyllur pjesën e parë pa gola në derbin e zjarrtë lokal.

Megjithatë, rastet dhe aksionet e mira nga të dyja skuadrat nuk kanë munguar gjatë 45 minutave të parë.

Një rast që vlen të theksohet gjatë pjesës së parë ishte driblimi superior i mesfushorit të Atleticos, Saul.

Saul bëri një driblim fantastik ndaj mesfushorit të Real Madridit, Casemiro, duke ia futur topin mes këmbëve dhe duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi.

Ky driblim i Saulit është bërë viral tashmë në rrjetet sociale. /Telegrafi/