Telegrafi

Momenti kur Sancho turpëroi Verrattin me një driblim në mes të këmbëve

Jadon Sancho ka bërë një driblim të bukur ndaj mesfushorit Marco Verratti.

Borussia Dortmund arriti të fitojë ndeshjen e parë ndaj Paris Saint-Germain me rezultat 2-1 në kuadër të 1/16-tës në Ligën e Kampionëve.

Hero i gjermanëve ishte sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, i cili shënoi dy gola, ndërsa goli i vetëm i francezëve erdhi nga Neymar.

Lexo po ashtu Erling Haaland befason të gjithë me shpejtësinë e tij ndaj PSG – përshkon të gjithë fushën për më pak se 10 sekonda

Megjithatë, kishte edhe yje tjera të Dortmundi që zhvilluan një super-paraqitje në nivelin individual.

I tillë ishte edhe sulmuesi i talentuar anglez, Sancho, i cili bëri disa depërtime, por edhe driblime të bukura.

Lexo po ashtu Messi dhe Sancho: Mbretërit e golave dhe asistimeve këtë sezon, askush nuk ka bërë si kjo dyshe

Sancho gjatë ndeshjes pati një moment kur turpëroi kundërshtarin e tij, Verratti, të cilin me lehtësi e shmangu duke ia futur topin në mes të këmbëve.

Teknika dhe qetësia e Sanchos është komentuar shumë në rrjetet sociale. /Telegrafi/