Telegrafi

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin (Video)

Një aeroplan gjigant i aviokompanisë kineze, është goditur nga rrufeja vetëm disa minuta pasi pasagjerët u larguan nga Boeing 737-8000 në aeroportin Jiyeang.

Sipas medieve kineze, aeroplani që kishte aterruar në aeroportin Jiyeang kishte qenë i mbushur me pasagjerë vetëm disa minutave para se rrufeja ta godiste, transmeton Telegrafi.

Por për fat të mirë askush nuk është lënduar në ato momente, pasi në aeroplan nuk ishte askush madje as piloti dhe stjuardesat të cilat ende nuk kishin hipur. /Telegrafi/