Telegrafi

Momenti kur roja e Mbretërisë britanike i bërtiti një vajze të vogël ta lironte rrugën derisa ai po kalonte aty

Një roje e Mbretërisë ka ndarë opinionin pasi i bërtiti një vajze të vogël dhe i tha të largohej nga rruga – duke bërë që ajo të shpërthejë në lot, për të parë videon klikoni këtu.

Sipas videos, në momentin kur roja i bërtiti vajzës së vogël, kjo e fundit ja futi vrapit nga aty, transmeton Telegrafi.

Roja është pjesë e regjimentit të lartë të Ushtrisë Britanike, të cilët kanë mbrojtur familjet mbretërore për qindra vjet.

Ata janë të famshëm për veshjet e tyre të kuqe dhe shpesh mund të shihen që qëndrojnë në mënyrë stoike jashtë monumenteve mbretërore si Pallati Buckingham.

Një video e TikTok tregon një vajzë të vogël me bluzë rozë, e cila qëndron jashtë një ndërtese, përkohësisht larg çdo të rrituri.

Pas asaj del një roje e ‘Jetës së Mbretit’, që mund të shihet duke mbajtur një shpatë.

Më pas ai dëgjohet duke bërtitur me zë të lartë “që të lëviz nga rruga”, duke i shkaktuar vajzës së vogël panik. /Telegrafi/