Site icon Telegrafi

Momenti kur i riu kërcen nën anën tjetër të hekurudhës, dhe i shpëton për pak centimetra përplasjes nga treni (Foto/Video)

Një video e postuar së fundmi në internet është duke bërë xhiron e botës, pasi në të shfaqet momenti kur një i ri nga Rusia kërcen në anën tjetër të hekurudhës, edhe pse ishte i vetëdijshëm që për pak centimetra për pak sa nuk u shtyp nga treni që ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe.

Identiteti i të riut që kërceu në anën tjetër të binarëve në metronë e Moskës nuk dihet, pasi kishte mbuluar fytyrën me një shami, por veprimi i tij është kritikuar nga mijëra njerëz, transmeton Telegrafi.

Kjo ngjarje e pazakonte ka ndodhur në stacionin e metrosë Polezhaevskaya të kryeqytetit rus, ndërsa veprimi i djaloshit besohet të jetë bërë vetëm sa për të fituar disa klikime në kanalin e tij zyrtar. /Telegrafi/

Exit mobile version