Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë momentin kur rebelët Houthi sulmuan një anije cisternë greke të naftës përpara se ta hidhnin në erë me eksploziv.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, militantët jemenas publikuan një video që tregon luftëtarët e tyre duke hipur dhe duke vendosur eksplozivë në cisternë, duke shkaktuar shpërthime që rrezikojnë Detin e Kuq nga një derdhje e madhe nafte.
Anija u braktis më herët, pasi Houthis e sulmuan vazhdimisht atë me armë të vogla, predha dhe një dron.
Në video, Houthi-t e mbështetur nga Irani “këndojnë” ndërsa bombat shpërthyen në bordin e cisternës së naftës Sounion: ‘Zoti është më i madhi; vdekje për Amerikën; vdekje Izraelit; mallkoni hebrenjtë; fitorja e Islamit’.
Yemen’s Houthis show footage of Greek ship (SOUNION) burning in the Red Sea following Houthi attack.
The 25-member crew was rescued by an EU naval mission.
The tanker was carrying crude oil from Iraq to Greece when it came under attack. pic.twitter.com/uDEpAwdY6K
— Clash Report (@clashreport) August 23, 2024
Ajo vjen ndërsa militantët vazhdojnë të zhvillojnë luftën anti-izraelite në Detin e Kuq, me këtë veprim që mbyll sulmin më serioz në javë nga Houthi-t.
Rebelët po bllokojnë qarkullimin e mallrave që kalojnë, për shkak të luftës në Rripin e Gazës, si dhe po ndalojnë dërgesat e ndihmave për Sudanin dhe Jemenin e shkatërruar nga konflikti. /Telegrafi/