Site icon Telegrafi

Momenti kur Ramiz Lladrovci i kërkon Behgjet Pacollit të largohet nga lokali (Foto)

Janë publikuar dy fotografi nga lokali ku janë takuar rastësisht, kreu i AKR-së Behgjet Pacolli dhe kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci.

Në fotogarfitë e siguruara shihet se Lladrovci i është afruar Pacollit për t’i përcjell një mesazh, e që thuhet të ketë qenë prosia për ta liruar tavolinën ku po qëndronte ky i fundit me kandidatin e AKR-së për kryetar të Drenasit, Elmi Thaçin dhe disa anëtarë të tjerë të kësaj partie, shkruan GazetaBlic.com.

Ndërsa, Betim Berisha, zëdhënës i shtabit zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, ka mohuar raportimet në media se Lladrovci i ka kërkuar Pacollit ta lirojë tavolinën.

“Ramiz Lladrovci ka qenë në atë lokal me njerëz në takim. Behgjet Pacolli ka hyre më pas. Janë përshëndetur nga larg me Lladrovcin. Nuk ka të bëjë asgjë me atë që po shkruhet”, ka thënë Berisha.

Por, sipas fotografive nga vendi i ngjarjes nuk duket se Lladrovci e ka përshëndetur nga larg Pacollin.

Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Drenasit, Elmi Thaçi, në një intervistë për Tribuna Channel ka theksuar se një Drenicak siç thirret se është Ramiz Lladrovci, kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit, nuk i largon mysafirët nga tavolina e kafes ku ishin ulur Kryetari Behgjet Pacolli dhe të tjerë.


Exit mobile version