Telegrafi

Momenti kur “Racistja” shtyn djaloshin me ngjyrë drejt binarëve të trenit – pastaj fillon një zënkë me të goditura (Video)

Ky është momenti tronditës kur një djalë 15 vjeçar abuzohet në mënyrë racore dhe shtyhet mbi binarët e trenave nga tre të rritur në Fiandër, Belgjikë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Leroy Abraham ishte duke pritur për një tren në stacionin Aarschot së bashku me motrën e tij më të madhe dhe vëllain më të ri në gusht të këtij viti, kur ai u sulmua nga dy gra dhe një burrë.

Videoja tregon njeriun, një 35-vjeçar i quajtur vetëm si Jonas V., duke e shtyrë Leroyn drejt binarëve – duke tentuar gjithashtu ta godasë.

Kur ai përpiqet të kthehet përsëri në platformë, 35-vjeçarja e shtyn atë prapa, por Leroy arrin ta sjellë edhe atë tek, binarët, pas së cilës gjë edhe fillon një zënkë me të goditura. /Telegrafi/