Site icon Telegrafi

Momenti kur qytetarët shpëtojnë vajzën që bie nga teleferiku nga 8 metra lartësi (Video)

Një vajzë e cila po shëtiste me teleferik dhe po shijonte bukuritë natyrore në një park në Shtetet e Bashkuara, aksidentalisht kishte rrëshqitur dhe kishte rënë nga një lartësi prej 8metra, por, për fat të mirë atë e shpëtuan një grup qytetarësh të cilët arritën ta kapin para se të prekë tokën.

Pasi zyrtarët e parkut e kishin vërejtur 14-vjeçaren duke qëndruar e varur, ata e kishin ndaluar teleferikun, por atë e pritën në tokë Matthew Howard dhe vajza e tij 21-vjeçe, transmeton Telegrafi.

Adoleshentja ishte duke shëtitur me teleferik me vëllanë e saj të vogël, i cili filloi të qajë dhe kërkonte ndihmë kur ajo rrëshqiti dhe mbeti e varur.

Ndërkaq, Howard, i cili është liruar nga spitali me lëndime të lehta trupore, kishte qëndruar nën teleferik së bashku me të bijën Lien, duke inkurajuar vajzën që të kërcej, duke i premtuar se do ta pret dhe nuk do ta lejoj të bie në tokë.

Vajza është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa ndonjë lëndim serioz. Por, e gjithë ngjarja rrëqethëse ka ndodhur në New York. /Telegrafi/

 

Exit mobile version