Telegrafi

Momenti kur qeni sulmon 14-vjeçaren, të cilës i shkakton 100 qepje në fytyrë nga kafshimet (Foto/Video, +16)

Një qen që ishte lejuar të bredhë i lirë rrugëve të frekuentuara, kishte sulmuar befasisht një vajzë të re duke i shkaktuar plagë të rënda madje edhe 100 qepje.

Në një video të regjistruar nga kamerat e sigurisë, shfaqet momenti kur 14-vjeçarja qëndron e ulur në njërën anë të rrugës kur befasisht sulmohet nga qeni, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa kjo vajzë mundohet të ikë, qeni fillon ta ndjek duke i kërcyer në gjoks dhe më pas e kafshon në fytyrë.

Por fatmirësisht, njerëzisht që ishin përreth vrapojnë për ta ndihmuar vogëlushen, derisa njëri prej tyre shihet duke u munduar ta tërheq zvarrë qenin. /Telegrafi/