Një qen ka fituar epitetin e heroit, për faktin se ka kërcyer dy herë në ujë për ta shpëtuar drerin e vogël i cili po mbytej në det.
Mark Freeley dhe qeni i tij Storm po ecnin buzë detit kur panë një drerë të vogël i cili po mbytej në ujë, pasi nuk dinte të notonte, transmeton Telegrafi.
Dhe derisa Mark vrapoi për ta marrë kamerën për ta filmuar momentin, qeni i tij kërceu në ujë për ta shpëtuar drerin e vogël që po mbytej në Long Island të New Yorkut.
Qeni Storm arriti ta nxjerr nga uji duke e kafshuar në qafë, derisa pronari i tij dëgjohet në videon e publikuar më poshtë duke komplimentuar qenin e tij.
Ajo qfarë ka habitur më shumë të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon, është reagimi i qenit i cili e prek drerin disa herë për t’u siguruar nëse është gjallë dhe po merr frymë. /Telegrafi/