Telegrafi

Momenti kur protestuesi qëllohet me revole në New Mexico

Ky është momenti rrëqethës kur një burrë e qëllon me revole dhe e plagos një protestues, që e sulmon me “skateboard” gjatë përplasjes mes grupeve të armatosura dhe demonstruesve në Nex Mexico.

Videoja shfaq ish-kandidatin për këshill të qytetit Steven Baca, 31-vjeç, i cili shtie me revole disa herë duke qëlluar protestuesin në gjoks i cili është identifikuar si Scott Williams, transmeton Telegrafi.

Incidenti ka ndodhur gjatë të hënës pas eskalimit të protestave dhe shkatërrimit të një shtatoreje në Albuquerque të SHBA-ve, ku si pasojë Williams përfundoi në tokë i mbuluar në gjak.

Scott Williams i veshur me të zeza dhe maskë në fytyrë, e godet me “skateboard” në kokë Baca, i cili reagon menjëherë duke e qëlluar disa herë.

Me të mbërritur në vend të ngjarjes, autoambulanca e ka dërguar me shpejtësi Williams në spital, nga ku është bërë e ditur se gjendja shëndetësore e tij është kritike. /Telegrafi/

&n