Site icon Telegrafi

Momenti kur Povetkin bëri njërin ka rikthimet më të mëdha dhe mposhti Whyte me një nokaut brilant

Alexander Povetkin mposhti me një rikthim të çmendur Dillian Whyte duke ia dhënë një nokaut të rrallë.  

Whyte, i cili ka qenë kampion i përkohshëm i WBC për më shumë se 1.000 ditë, shpresoi se fitorja ndaj Povetkin më në fund do t’ia jepte atij titullin botëror.

Megjithatë, asgjë nuk shkoi sipas planit edhe pse 32-vjeçari u tregua i fortë kundër veteranit Povetkin në fillim të meçit.

Lexo po ashtu Alexander Povetkin me një goditje të fuqishme e rrëzoi në nokaut Dillian Whyte, fiton përkohësisht titullin në WBC

Britaniku bëri përparimin kundër yllit 40-vjeçar rus kur e rrëzoi atë dy herë në raundin e katërt.

Por, Povetkin atëherë bëri të pa mendueshmen në të pestin duke rikthyer ndeshjen në favor dhe duke e fituar atë.

Povetkin dha një nokaut të rrallë duke e rrëzuar në tokë britanikun dhe duke fituar meçin me vendim të gjyqtarit.

Fitorja e Povetkin tani e ka vendosur atë në rresht për tu përballur me fituesin e ndeshjes mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder për kampionin e WBC. /Telegrafi/

Exit mobile version