Dilerët e drogës po shfrytëzojnë fëmijët, për të fshehur drogën gjatë transportimit në qytetet e ndryshme të Argjentinës.
Një video e postuar së fundmi, shfaq momentin kur policia kapë një grup kriminelësh të cilët kishin shfrytëzuar foshnjën gjashtë muajshe për të fshehur kokainën në pelenat e saj, transmeton Telegrafi.
Kur policia u fut në ‘strofullin’ e tyre në qytetin Sardi, ata gjetën një foshnje që brenda pelenave të saj kishin futur lloje të ndryshme të drogës nga marihuana deri tek kokaina.
Kjo video ka shkaktuar reagime të shumta tek qytetarët e Argjentinës, të cilët assesi nuk po mund të kuptojnë mizorinë e dilerëve të drogës, të cilët madje shfrytëzojnë fëmijët e pafajshëm për tu pasuruar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=vEVINzM-agE