Janë publikuar pamjet shokuese, ku shihen patrullat e policisë së Louisiana duke ndjekur një veturë e cila pasi ndalon qëllohet me revole nga policia, ku si pasojë mbetet i vdekur në vend djaloshi 6-vjeç me autizëm.
Jeremy Mardis ishte i ulur në karrigen e pasme të veturës derisa babai i tij pranë timonit, kur policia u ishte vënë pas në qytetin Marksville të Shteteve të Bashkuara.
Në atë ndjekje Mardis kishte mbetur i vdekur në vend derisa babai Chris Few, ishte plagosur rëndë kur policia shtiu të paktën 18 herë në drejtim të tyre.
Raporti fillestar i hetuesve lokalë tregon sesi për babanë e fëmijës së vrarë ishte lëshuar një urdhër arrest, megjithatë autoritet nuk kanë qenë në gjendje që një urdhër arrest të tillë t’ia prezantojnë gjykatës.
Polici Derrick Stafford 32-vjeç dhe Norris Greenhouse Jr, 23, po akuzohen për vrasje të shkallës së dytë dhe tentim vrasje për babanë e tij të plagosur i cili ishte i paarmatosur. /Telegrafi/